Nancy Holten është e mërzitshme. Ajo është madje aq e mërzitshme, sa që banorët e një fshati të vogël në Zvicër, që ajo e quan shtëpi, votuan dy herë për ta ndaluar atë që të bëhet zvicerane. 45-vjeçarja ka lindur në Holandë, por është zhvendosur në Zvicër kur ishte vetëm 8 vjeç.
“Zvicra është shtëpia ime”, tha Holten për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Kur ajo aplikoi për shtetësi në vitin 2015 priste që procesi të ishte i thjeshtë, por gabohej. Si pjesë e sistemit të famshëm të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, disa bashki i lënë vendimet e natyralizimit të votohen nga Asambleja e qytezës.
Kritikët thonë se sistemi lejon vendime më të ngarkuara emocionalisht dhe ndoshta edhe më diskriminuese. Kur Holten doli në votim në fshatin me 3.500 banorë, fqinjët e refuzuan atë.
Aktiviste vegane dhe e të drejtave të njeriut, ajo ka tërhequr kritika në vend me kundërshtimin e një prej simboleve të Zvicrës, kumborët e bagëtive. Sipas saj, ato dëmtojnë kafshët. Por, kjo i vuri banorët, që refuzuan masivisht aplikimin për shtetësi, kundër saj.
Holten e apeloi votimin dhe pas dy përpjekjesh ia doli ta merrte shtetësinë vitin e kaluar. Ky është vetëm një nga rastet që kanë ngritur pikëpyetje për aplikimin e parimeve të demokracisë së drejtpërdrejtë në rastet e natyralizimit.
Në Zvicër, vendimet për shtetësinë fillimisht merren lokalisht, më pas miratohen në nivel kantoni dhe më pas në nivel federal. Disa vite më parë, një familje nga Kosova pa t’i refuzohej kërkesa për shtetësi nga një fshat në kantonin e Bazelit, sepse u tha se ata nuk silleshin si zviceranë, sepse vishnin më shpesh tuta sesa xhinse./tch/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave