Finalja e festivalit europian të këngës, “Eurovision” do të mbahet këtë mbrëmje.
Shqipëria do të prezantohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.
Këngëtarja shqiptare do të këndojë në gjuhën shqipe, do të performojë e dyta pas Maltës.
Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm.
Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.
Madonna do të performojë dy këngë gjatë spektaklit dhe do të ketë edhe një performancë të 4 ish-pjesëmarrësve në festival.
Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës dre...
Abdixhiku deklarohet pas takimit me Osmanin: Shpejt do të vi...
”Kafe mes miqsh” – Vjosa Osmani thyen heshtjen pas takimit m...
Trepça e fort për Pejën në “Minatori”, mitrovica...
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut