Zbulohen arsyet përse KQZ nuk i dha dritën jeshile Fredi Bejlerit për të kandiduar si i pavarur në Bashkinë Himarë për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Në relacionin e zyrës juridike të KQZ thuhet se Gjykata e Vlorës e ka dënuar Bejlerin me 3 vite burg më 18.07.2006 për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”.
Ky vendim është lënë në fuqi prej Gjykatës së Apelit Vlorë dhe asaj të Lartë.
Ky dënim thotë KQZ përfshihet brenda periudhës së ndalimit për kandidim në funksionin e kandidatit për kryetar bashkie. Afati është 10 vjeçar që nga përfundimi i dënimit dhe për Bejlerin skadon në 27 korrik të këtij viti.
Në këto kushte me 5 vota pro, KQZ vendosi të refuzojë kandidimin e Bejlerit i regjistruar për të garuar si i pavarur nën emrin Dhionision Alfred Petro Bejleri.
Megjithëse vendimi i KQZ bazohet në ligjin për dekriminalizimin, e më konkretisht nenin 2, nuk mungoi reagimi i Athinës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues. Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit” thotë ministria e punëve të jashtme greke.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves