Qendra Klinike Universitare e Kosovës do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj.
“Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh.
Parkingu i ri parashihet të ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund.
Si rezultat i menaxhimit efikas, te hyrat nga laurat( hyrjet) në QKUK janë rritur për 400%, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...