Ferizaji ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në këtë kampionat.
Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka triumfuar në udhëtim te KEK-u me rezultat të thellë 2-5, shkruan telegrafi.
Me këtë triumf Ferizaji edhe zyrtarisht ka siguruar qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku për mysafirët realizoi Dardan Çerkini ndërsa për KEK-un rezultatin e barazoi Isa Eminhaziri.
Ermal Krasniqi e kaloi Ferizajn në epërsi me të filluar pjesa e dytë, para se të barazonte Vitia i vendasve.
Blerton Mehmeti, Qëndrim Dautaj dhe Ylber Luma realizon tre golat tjerë për Ferizajn për fitoren 2-5.
Me këtë triumf Ferizaj ka siguruar edhe zyrtarisht mbetjen në elitë pa pasur nevojë të luaj në barazh.
Bardhekaltërtit aktualisht zënë pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë, derisa KEK-u mbetet e fundit me vetëm një pikë pas 32 takimeve.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...