Me propozim të Ministrisë së Financave, sot Qeveria ka miratuar udhëzimin administrativ me të cilin hiqet tatimi doganor prej 10% për: (1) barna, (2) vajra, gazra dhe të ngjashme, (3) arin e papërpunuar, dhe (4) disa vegla bujqësore.
Këto ndryshime janë në përputhje me objektivat e qeverisë dhe heqin monopolin e produkteve nga vendet e CEFTA-s, të cilat produkte deri më tani nuk ka paguar tatim doganor. Po ashtu, me këtë udhëzim adresohen edhe obligimet e Kosovës ndaj Traktatit të Komitetit të Energjisë.
Heqja e tatimit doganor për barna në veçanti, pritet të ketë efekt në lirimin e çmimit të barnave për qytetarë.
Po ashtu, Qeveria ka vendosur të rrisë normën e akcizës për gazrat e naftës dhe hidrokarbureve tjera gazoike, nga 10 cent për litër sa është tani në 15 cent për litër. Kjo nuk do të ketë efekt në cmimin e këtyre gazrave, pasi sot me udhëzim administrativ është hequr tatimi doganor prej 10%.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim