Një javë pas lindjes së djalit Archie, Princ Harry ka pasur daljen e tij të pare publike ku dhe ka vizituar një spitalin e fëmijëve në Oksford.
Harry nuk i shpëtoi dot pyetjeve lidhur me vogëlushin dhe i pyetur nga të pranishmit zbuloi se tashmë jeta e tij ka një kuptim dhe se nuk mund ta imagjinojë dot atë pa Archien.
Madje ashtu si të gjithë prindërit e rinj, Harry qau hallet me të pranishmit teksa rrëfeu se vogëlushi e ka lënë pa gjumë. Ida Scullar ishte nëna e dy fëmijëve e cila zbuloi për mediat bisedën që pati me Pincin.
“Ai më pyeti nëse vogëlushja ime e kishte kaluar periudhën ‘e stuhisë’ pasi bebet supozohet të qajnë shpesh në 10 javët e para. Ai tha se ishte mësuar me djalin dhe si Archie i ndryshoi jetën familjare. Që në fillim e ndjeu si pjesë të familjes dhe tani nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin”, rrëfeu ajo për Dailymail.
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje