Edon Zhegrova ishte titullar sonte në fitoren e Baselit 3:2 ndaj Luzernit, shkruan Insporti.com.
Zhegrova zhvilloi plotë 90 minuta dhe ishte një ndër më të mirët për skuadrën e Baselit.
Reprezentuesi kosovar nuk arriti të shënonte apo asistonte, por kishte rol në golin e tretë të skuadrës zvicerane të cilën e shënoi sulmuesi Albian Ajeti.
Ai po ashtu u ndëshkua më kartonë të verdhë.
Ish talenti i Prishtinës u vlerësua me notën 6.8.
Kujtojmë se në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kosovës për grupmoshat U-21, Shkëlqim Demhasaj i cili shënoi dy gola. Demhasaj u vlerësua me notën 8.4.
Në këtë ndeshje titullar ishte edhe mesfushorti tjeter i Kosovës, Idriz Voca dhe u vleësua me notën 7.0.
Baseli me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 65 pikë, ndërsa Zurich në të katërtën me 44 pikë.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...