
All Images © 2015 Paul Diming - All Rights Reserved - Unauthorized Use Prohibited. Please visit www.pauldiming.com!
Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Gjakovë.
Tre persona nën kërcënimin e mjetit të zjarrit kanë marrë 2500 euro nga një qytetar i Gjakovës, ata janë kapur nga Policia dy orë më vonë.
Gjithçka duket normale në rrugën e quajtur “Ëashngton” në periferi të Gjakovës.
Por, njëjtë nuk ishte edhe një ditë më parë në këtë rrugë që të dërgon për në fshatin Moglicë.
Pak para muzgu, tre persona kishin dal në këtë vend e për qëllim kishin të kryenin një grabitje.
Madje me vete kishin edhe mjet zjarri.
Për këtë ngjarje menjëherë janë lajmëruar polica.
E organet e rendit duket se u treguan efektive në këtë rast.
Pas dy ore ata arritën të kapin tre personat e dyshohen se kryen këtë grabitje.
Lirie Podrimja, tregon se edhe gjatë ditës së mërkurë janë duke u kryere aktivitete lidhur me këtë rast.
Lidhur me rastin nga Prokuroria e Gjakovës nuk kanë pranuar të flasin për televizionin, duke thënë se u duhet leje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shteti.
Pos kësaj kanë shtuar se rasti është duke u hetuar edhe më tutje.
Ndërkohë, merret vesh se Prokuroria po heton edhe nëse ky rast mundë të jetë vazhdim i kontaktit të mëhershëm të viktimës dhe grabitësve.
Prokuroria Themelore e Gjakovës, pritet të paraqes kërkesë për caktimin e masës së ndalimit në Gjykatën Themelore të këtij regjioni.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...