Ataku kardiak nuk po njeh moshë e profesion, çdo njeri është i rrezikuar para kësaj sëmundje vrastare që të merr jetën në pak sekonda.
Bota e sportit dhe e futbollit është prekur shpesh nga lajme të tilla makabre, kur njerëz të rinj në moshë dhe që ushtrojnë sport humbin jetën nga këto sulme në zemër.
Një gjyqtar i futbollit të sallave në Brazil ka ndërruar jetë në kohën kur po drejtonte një ndeshje mes dy skuadrave lokale te Sao Paulo.
Isildo Fabiano Bianchi nuk mundi të përballojë një atak kardiak që e la të shtrirë në fushë në mënyrë të papritur. Teksa lojtarë vrapuan direkt pas tij për ta ndihmuar.
44-vjeçari u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë këtij sulmi në zemër./Insporti
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...