Banorët e Komunës së Kamenicës së fundmi kanë shfaqur pakënaqësi për emërtimet e rrugëve, madje disa prej tyre edhe i kanë fshirë me ngjyrë, pasi që sipas tyre nuk po i njohin personazhet të cilat janë të vendosur në tabelat e rrugëve.
“Asllan Berisha. Kush është ky? Kështu po e shpreh pakënaqësinë, Hafez Basha, banor i fshatit Hodonovc të komunës së Kamenicës , për emërtimet që së fundmi ka bërë kjo komunë. Pakënaqësi me emërtimet kanë edhe banorë të tjerë.
“Nuk e di çfarë simbolizon “11 Maji për fshatin tonë”, deklaroi për RTV Dukagjini Muharrem Kallaba.
Madje Amir Jakupi nga shoqëria civile, tregoi se kishte banorë që i ishin adresuar me shqetësimin se kishin parë rrugë me emra kriminelësh serbë.
“Banorët janë të pakënaqur edhe me disa emra në lokalitetet serbe, që janë vendos emra kriminelësh që kanë bërë krime gjatë kohës së luftës”, tha Amir Jakupi.
Këto emërtime të rrugëve janë bërë në vitin 2014, ndërkaq ish-anëtari i Komisionit për emërtimin e rrugëve Valon Maliqi tha këto pakënaqësi janë për faktin se ish-kryesuesi i atëhershëm i ka vendosur emrat sipas dëshirës.
“Është dashur të merren parasysh edhe propozimet tjera nga banorët që nuk kanë qenë prezentë. Kryetari i atëhershëm i Komisionit Komunal për sistemimin e adresave ka vendosur emrat vetë”, deklaroi Valon Maliqi.
Maliqi poashtu bëri të ditur se ka kërkuar në Kuvendin Komunal që të formohet një komision i vecantë për këto emërtime, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri sa këtyre emrave të ju vendoset edhe numri, projekt i cili akoma nuk ka filluar, bëhet e ditur nga qeverisja e tanishme.
“Kanë mundësi të bëhet një peticion ku kërkohen mbi 50% të nënshkrimeve dhe t’u drejtohen institucioneve, ku pas kësaj kërkese ne duhet t’i hyjmë procesit të ndryshimit të emrave”, tha Meriton Ramabaja.
Banorë të kësaj komune poashtu paralajmëruan edhe protesta në rast se nuk ndryshohen emrat e këtyre rrugëve.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/408903753301284/?t=0
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...