Delegacioni kuvendar, i kryesuar nga kryetari Talat Xhaferi, sot, si pjesë e një vizite zyrtare në Republikën e Austrisë, vizitoi punëtorinë e demokracisë të themeluar nga Kuvendi austriak.
Xhaferi, i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, si dhe sekretarja e përgjithshëm, Cvetanka Ivanova, u përgjigjën pyetjeve e pjesëmarrësve të rinj të cilët ishin të interesuar për mendimin e tyre për lirinë e fjalës, mbrojtjen e mjedisit dhe mënyrën se si e përjetohet funksioni.
Punëtoria për Demokracisë ka për qëllim që të informojë të rinjtë në gjashtë punëtori të ndryshme interaktive mbi tiparet themelore të demokracisë dhe sistemit kuvendar. Temat e punëtorive individuale përgatiten në formë të projekteve kërkimore për punë në grupe të vogla sipas moshës së pjesëmarrësve. Çdo grup i vogël merret me temat e tij nga prodhimi i filmit, radios apo gazetave, të cilat më vonë publikohen në internet.
Punëtoritë synojnë të nxisin interesin për të kuptuar procesin kuvendar, duke mësuar parimet bazë të shkrimit të medias dhe duke shprehur mendimin e vet.
Pala austriake ofroi mbështetje për idetë dhe zbatimin e projekteve të ngjashme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...