Në Meksikë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga zjarret në pyje, raporton Anadolu.
Komisioni i Mbrojtjes së Mjedisit tha se për shkak të zjarrit në rrethinën e kryeqytetit meksikan në qytet ka ardhur deri te rritja e numrit të grimcave të dëmshme në ajër. Ka një sasi të madhe hiri dhe tymi në ajër.
Komisioni njoftoi se në qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se një varg masash do të ndërmerren për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.Në kontekstin e masave, aktivitetet e pastrimit të rrugëve janë ndaluar dhe transporti i materialeve ndërtimore është i ndaluar.
Gjithashtu është i ndaluar edhe komunikacioni në bazë të çift-tek.Gjatë fundjavës në rrethinën e kryeqytetit meksikan janë regjistruar 45 zjarre pyjore dhe zjarre të vogla.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës