Të paktën tre civilë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga një sulm i forcave të regjimit sirian ndaj vendbanimeve brenda zonës së deeskalimit të Idlibit në kohë të syfyrit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale, sulmi me artileri dhe raketa i forcave të regjimit, të mbështetura nga grupet e huaja terroriste që kanë përkrahjen e Iranit, ka ndodhur në fshatin Kefer Dael në perëndim të Halepit, që është pjesë e zonës së deeskalimit të Idlibit.
Mbrojtja Civile, e njohur si Helmetat e Bardha, njoftuan se tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur si pasojë e sulmit.
Ndryshe, sipas Helmetave të Bardha, të paktën 140 civilë kanë humbur jetën dhe 375 të tjerë janë plagosur që nga 25 prilli.
Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi the rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.
Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.
Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...