Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim ende nuk ka shqyrtuar raportet e këtyre dy drejtorive për vitin 2018. Anëtari i këtij komisioni Muhamed Zekiri thotë se raportet e dy drejtorive në mes të muajit mars kanë arritur te kryetari i komisionit Trajko Veljanovski dhe kryetari i kuvendit Talat Xhaferi. Ai i fajësoi këta dy të fundit se nuk po thirrin seancën e komisionit dhe se në mënyrë të paligjshme po i mbajnë raportet dhe nuk po u shpërndajnë anëtarëve të komisionit.
“Nuk e dimë se çka fshihet pas kësaj, Kryetar i Komisionit është Ttrajko Veljanovski që i përket opozitës dhe opozita nuk dëshiron të shqyrtohen raportet e shërbimeve sekrete. Në vend se ata të insistojnë të bëhet kjo punë ata nuk e thirrin seancë. Kemi tentuar disa herë që të jemi në kontakt unë dhe kolegët e mi që jemi anëtarë, me Trajko Veljanovskin për ta pyetur pse nuk e thirr seancën, nuk kemi arritur ta kontaktojmë. Kemi vërë me dijeni edhe kryetarin e parlamentit i cili e ka raportin dhe nuk na shpërndanë. Ai ka drejtë nëse Veljanovski nuk e thirr seancën, ai vet si kryetar parlamenti ta thirre mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh”, deklaroi Muhamed Zekiri nga LSDM.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport