Arsenali luan për 50 milionë funte (58 milionë euro) shtesë në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat.
Më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit, Topçinjtë e ka shansin e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas mungesës dyvjeçare.
Por, shpërblimi kryesor nuk është trofeu i argjendtë, por përfitimet e mëdha financiare që janë të garantuara – bën të ditur The Sun.
Me kualifikimin në finale, Arsenali tashmë ka përfituar 31.43 milionë funte që në rast të fitores ndaj Bluve kjo shifër do të rritet në 34.9 milionë funte (40 milionë euro).
Në rast të triumfit, klubi anglez do të kualifikohet edhe në Ligën e Kampionëve, me ç’rast shumë e përfitimeve do të ngritet në 38.25 milionë funte (44 milionë euro).
Rreth 13.24 milionë funte (15.25 milionë euro) do t’i marrë shtesë për kualifikimin në garën më të madhe evropiane për klube, si edhe duke përfshirë përfitimet nga të drejtat televizive në tregun anglez, shuma e përgjithshme e përfitimeve do të jetë rreth 50 milionë funte (58 milionë euro).
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje