Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar vdekjen e shtetasit kosovar, Rron Emini, në luftën e Sirisë.
25 vjeçari nga Prishtina ishte pjesë e organizatës terroriste “Al-Nusra”.
Tahiri ka thënë shkurt se “institucionet e Kosovës kanë informacion për vdekjen e të riut”.
“Kemi marrë informacion që një kosovar, që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Për momentin, ne si qeveri i kemi këto informacione. Nesër do të interesohemi për të ditur më shumë”, ka thënë për KTV-në, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...