Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar vendin ku është shembur dheu në rrugën në rrugën ‘Qamile Jaka’ në kryeqytet, ku ka thënë se janë evakuar banorët përreth, ndërsa, kushdo që ka shkaktuar këtë dëmë do ta paguajë.
Ahmeti ka thënë se frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër.
“Sipas informatave mbrëmë ka shpërthyet një gyp i ujësjellësit dhe ka shkaktuar një hapësirë brenda tokës, dhe është bërë shembja. E mira e kësaj është që mbrapa nuk banon askush, e së shpejti pritet edhe të rrënohen. Kanë lëvizur edhe shtyllat. Rreziku i vetëm këtu është vinqi, po e shikojmë a me largu apo me heq. Kush do që ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë. Kemi evakuar banesat përreth. Frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa,
Në shkollën fillore” Naim Frashëri”, është ndërprerë mësimi.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026