Me një rekord të ri që pritet për një vepër të Lee Krasner, e një tjetër i mundshëm për një punim të Helen Frankenthaler, oreksi për piktorët abstraktë femra dhe artistet femra në përgjithësi po rritet shpejt, ndërkohë që New York përgatitet të hap sirtarin e sezonit pranveror të ankandeve të hënën më 13 maj.
Sipas drejtuesit të shtëpisë së ankandeve “Christie’s”, një prej më kryesoreve në Nju Jork, interesi për punën e artisteve femra është sot më i dukshëm sesa kurrë.
“Ka shumë koleksionistë që iu kushtojnë vëmendje artisteve femra dhe duan të fokusohen tek ato. Gjithnjë ka qenë kështu, por tani interesi është dukshëm më i madh”, tha Alexander Rotter, drejtues i “Christie’s”.
Edhe për shtëpinë tjetër të ankandeve, “Sotheby’s”, po vihet re një përmbysje e madhe në treg me interes të shtuar tek artistet femra. “Muzetë dhe koleksionistët privatë po shohin punën e tyre me një sy më kritik”, thotë David Galperin nga “Sotheby’s”, e kjo është shoqëruar me një rritje të kërkesës për veprat e tyre./tch/
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...