Victoria vetëm është kënaqur në festën e saj me disa pije më shumë se zakonisht.
Burimet pranë Victoria Beckham kanë reaguar pas fotografive dhe videos së natës së mbrëmshme, kur është parë duke dalë nga hapja e dyqanit të saj shumë e dehur dhe me pantollona të lagur.
Ata kanë treguar se Victoria vetëm ka dashur të kënaqet dhe të pijë disa pije më shumë pas javës super të ngarkuar që ka pasur, transmeton lajmi.net.
“Ajo ka punuar shumë para shout të saj para hapjes së dyqanit. Ajo ka vrapuar gjithandej duke përdorur secilën pikë të energjisë së saj dhe vetëm ka lëshuar flokët dhe është kënaqur mbrëmë”, ka thënë burimi për US Weekly.
“Derisa po festonte, ajo ka derdhur verë të kuqe në të. Ishte e çuditshme si ajo nuk i ka ndërruar rrobat por ajo vetëm ishte gati të shkonte në shtëpi, pasi këtë javë ka punuar më së shumti se në ndonjë javë të jetës së saj ndonjëherë”, ishte shpjegimi për pantollonat e lagura të Victorias.
Ndërsa pluhuri i bardhë në rrobat e saj dhe të David ishte nga balonat që janë përdorur në ceremoninë hapëse./Lajmi.net
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin