Maji ka hyrë në mënyrë krejtësisht të pazakontë në Rumani. Këto pamje tregojnë një zonë malore në jug të Karpateve tregojnë nivelin tepër të lartë të dëborës së rënë në tre ditët e fundit që ka arritur në 4 metra.
Lartësia në këtë zonë arri në mbi 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Megjithatë, autoritetet vendase thonë se rrallë ndodh që në mes të pranverës të bjerë borë, për më tepër me një trashësi kaq të madhe.
Pamjet tregojnë se autoriteteve u është dashur ndihma e mjeteve të rënda për të larguar dëborën nga rrugët malore. Qarkullimi ende nuk ka rinisur pasi rrugët nuk janë çliruar plotësisht nga dëbora dhe për më tepër reshjet e dendura ende nuk kanë pushuar./tvklan/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...