Pas dy lancimeve të raketave me rreze të shkurtra, Koreja Veriore është duke u përgatitur për lancimin e një rakete me rreze të gjatë, bën të ditur agjencia e lajmeve të Phenianit.
Tensionet në Gadishullin Korean u rritën përsëri të enjtën, pasi SHBA kapi një anije mallrash të Koresë së Veriut dhe DPRK kreu dy teste raketash me rreze të shkurtër në kufirin e saj perëndimor, të mbikëqyrur nga Kim Jong-un personalisht, transmeton portali arbresh.info
Pas lançimeve me rreze të shkurtër, Kim i dha përparësi edhe një stërvitjeje me rreze të gjatë, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.
Kim tha se “paqja dhe siguria e vërtetë e vendit janë të garantuara vetëm nga forca e fortë fizike e aftë për të mbrojtur sovranitetin e saj”, raportoi KCNA./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...