Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës janë dominuar nga të njëjtat vende gjatë viteve të fundit, mirëpo asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që katër finalistët në këto dy gara të jenë nga i njëjti vend. Këtë gjë, Anglia mund ta arrijë sonte.
Spanja, Anglia, Itali dhe Gjermania i kanë të garantuara të paktën katër vende në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo gjë e bën dominimin e garës më të lehtë për ta, transmeton Gazeta Express.
Që nga sezoni 1999/2000, përfaqësuesit e La ligës në veçanti kanë shkëlqyer në garat evropianë. Ata e kanë pasur të paktën një finalist në 11 nga 19 edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Ky dominim është reflektuar edhe në Ligën e Evropës, me të paktën një klub spanjoll në 10 nga 19 sezonet e fundit të kësaj gare.
Gjatë kësaj periudhe kohore ka ndodhur që të dy finalistët e njërës garë të jenë nga i njëjti vend. Kjo gjë ka ndodhur gjashtë herë në Ligën e Kampionëve dhe tri herë në Ligën e Evropës.
Një gjë e tillë po ndodh edhe këtë sezon të Ligës së Kampionëve, pasi që dy finalistët e këtij viti janë Tottenhami dhe Liverpooli, të cilët do të përballen në Madrid më 1 qershor. Finale angleze mund të ketë edhe në Ligën e Evropës, varësisht nga rezultat e sotshme të Arsenalit dhe Chelseat.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një vend t’i ketë katër finalistët e këtyre dy garave, kështu që varësisht prej rezultateve që arrihen sonte në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ky mund të jetë një vit historik për anglezët.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...