Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, ka thënë se në zgjedhjet e para lokale Rugova kishte vendosur të vizitojë varrin e Adem Jasharit, por në momentin e fundit dikush e kishte bindur të mos shkonte atje.
Gagica, në RTV Dukagjini ka thënë se dikush nga njerëzit e afërt të LDK-së e kishte bindur Rugovën të anulonte vizitën në Prekaz te familja e Adem Jasharit.
“Kishim një marrëveshje për të vizituar Prekazin dhe ishte një mirëpritje nga Rifat Jashari sepse ishte kryefamiljari. Të nesërmen po bëheshim gati të shkonim në Prekaz dhe mua më thanë se duhej të shkoja më shpejt te Rifati sepse vizita në Prekaz ishte shtyrë. Në bisedë me presidentin Rugova, arsyet që mi tregonte ishin të pamjaftueshme që vizita duhej shtyrë dhe ai s’duhej të shkonte në Prekaz”.
“…Dikush e kishte bindur Rugovën të mos shkonte në Prekaz. Nuk e di kush është ky “dikushi”. Ky fakt mua më jep mjaft informacion që edhe në të kaluarën Rugova në rrugë të ndryshme mund të jetë informuar [gabimisht]”, tha ai.
Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, thotë se degët e partisë në diasporë kanë qenë gjithmonë në mbështetje të luftës së armatosur.
“Kam qenë kundër zërave që kishin dyshime për UÇK-në. Kemi konferencën e degëve të LDK-së ku ishte prezentë edhe Sali Çeku që kishte ardhur nga fronti, ku ishim pro angazhimit maksimal për pjesëmarrje në luftë me dhjetëra ushtarë tjerë. Nuk kishte ndonjë sekret se lufta i takonte dikujt tjetër”, tha ndër të tjera Hafiz Gagica.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...