Reperja kosovare Loredana Zefi, është arrestuar dhe i është bastisur banesa në Luzern të Zvicrës, nën dyshimin e akuzat, se ka mashtruar një çift zviceran rreth të 50-tave, për t’iu zhvatur para.
Ajo është marrë në pyetje nga autoritetet e atjeshme rreth ngjarjes sepse dyshohet se ka përvetësuar nga Petra Z. Dhe Henri Z. Rreth 700 mijë franga zvicerane.
Megjithatë, deklarata e fundit e prokurorit të çështjes së saj për gazetën Blick, është se ajo është liruar.
“Sipas zëdhënësit të prokurorit të Luzernit, Simon Kopp, reperja Loredana tani është lëshuar nga arresti.
“Nuk ka rrezik të fluturimit ose të ndërprerjes,” thotë Kopp për Blick. “Marrja në pytje një herë u zhvillua të martën.
“Më shumë intervista do të zhvillohen të mërkurën”, ka deklaruar ai.
Megjithate, Loredana edhe mund te shpallet e pafajshme.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes