Chelsea ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League kundër Eintracht Frankfurtit dhe një barazim pa gola ose një fitore minimale e kalon në finale të këtij kompeticioni.
Trajneri i skuadrës, Maurizio Sarri ka folur para ndeshjes kthyese, ku veç tjerash ka treguar edhe për të ardhmen e tij.
Italiani shprehet i bindur se do të vazhdoj të drejtoj skuadrën të paktën edhe për një sezon tjetër.
“Siç kam thënë unë dua të qëndroj këtu, më pëlqen futbolli anglez, atmosfera. Mendoj se puna ime nuk është që të fitojë trofe në mënyrën e parë, është përmirësimi i lojtarëve, ne po përpiqemi ta bëjmë, disa e kanë bërë“, ka thënë trajneri.
E ardhmja e trajnerit ishte në dyshim në mes të sezonit kur kishte probleme me skuadër, por tashmë është stabilizuar dhe ka siguruar kualifikimin në Champions sezonin e ardhshëm.
Fitimi i Europa League do të ishte “qershia mbi tortë” për Sarrin.
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...