Dy helikopterë rus MI-35 M dhe një tanke T-75 MS, kanë arritur sot nga Rusia në aeroportin e Batajnicës në Serbi.
Siç shkruan ‘rts’, ata do të prezantohen gjatë një parade ushtarake në Nish e cila do të mbahet këtë të premte.
Siç shkruan mediumi serb, bazuar në burime jozyrtare, Serbia ka porositur në Rusi edhe katër helikopterë të llojit MI-35 dhe tre të tjerë MI-17.
Kjo porosi do të arrijë në Serbi në fund të këtij viti.
Serbia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje me Moskën në vitin 2015, për blerjen e 30 tankeve dhe 30 automjeteve të blinduara.
Ndër të tjera Serbisë do të marrë edhe një tanke tjetër T-72, e cila konsiderohet si një nga tanket më të mira të prodhuara ndonjëherë.
Këto mjete luftarake do të prezantohen gjatë një parade ushtarake të premten./Express/

Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...