Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës.
Komuna ka bërë të ditur se kudo që janë hasur raste të tilla, janë shqiptuar gjoba, ndërsa thuhet se tash e tutje, kontrolli do të rritet në këtë drejtim, dhe masat që do t’i ndërmarrin inspektorët do të jenë të ashpra.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Nga inspektimet e vazhdueshme në terren, Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur se disa nga kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës. Deri tani, kudo që janë hasur raste të tilla, janë shqiptuar gjoba. Tash e tutje, kontrolli do të rritet në këtë drejtim, dhe masat që do t’i ndërmarrin inspektorët do të jenë më të ashpra. Duke e pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme për hapjen e kompanive të reja të taksive, njoftojmë kompanitë aktuale që t’iu përmbahen rregullave, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë t’i humbin licencat. Nuk mund të operohet në Kryeqytet, me leje nga komunat e tjera, e aq më pak pa leje fare.
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...