Nenad Rashiq, kryetari i Partisë Progresive Demokratike në Kosovë në një tryezë të organizuar nga KDI për dialogun me Serbnë ka thënë se ndarja e korrigjimi i kufijve nuk është mirë as për serbët e jugut as për ata në veri.
“Samiti i Berlinit dha qëndrime të qarta se kjo nuk do të ndodhë. Në tërë këtë proces serbët e Kosovës janë shumë pak të përfshirë. Sa u përket të drejtave dhe përfaqësimit të serbëve, nuk po shoh përfaqësim autentik të serbëve të Kosovës. Një prej yjeve në flamurin e Kosovës e vërtetë se është për serbët, dhe ne e përjetojmë Kosovën si shtetin tonë, prandaj duhet ta kemi të drejtën të përfshihemi në proces”, tha Rashiq
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se do një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë.“Jemi për zgjidhje, por nuk muj unë të shkoj prej Mehës, Krushës në Berlin edhe të thonë hiqe taksën. Unë kam pranuar të ulem me të zgjedhurit e Millosheviqit, që tani udhëheqin Serbinë, Vuçiqi e Daçiqi. Nuk bën të vazhdohet me rëndim të gjetjes. Pas letrës së Trumpit nuk kemi ndërmarrë masa të reja edhe pse i kemi pasur të gatshme. Problem keqtrajtimi i serbëve të Kosovës nga autoritetet e Beogradit dhe kësaj duhet me i dhënë zgjidhje. Koha na ka kushtuar dy palëve. Nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit, e ka mbyll GJND-ja. Kushdo që thotë se përmes korrigjimit të kufijve arrihet paqja, e dinë se kjo çon në tragjedi e luftëra, edhe këtë po e bëjnë me vetëdije. Edhe ndërkombëtarët e dinë se kjo sjell tragjedi, nuk duam një luftë tjetër pas 20 vitesh. Ka bazë për një marrëveshje me Serbinë”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...