Komisioni Parlamentar për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), organizojnë tryezë të rrumbullakët me palë të interesuara rreth rëndësisë së zbatimit të rekomandimeve të IAP të.
Gjatë vitit 2018 IAP ka paraqitur 263 rekomandime institucioneve publike lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Në mars të këtij viti, Institucioni i Avokatit të Popullit i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës raportin vjetor.
Ky raport pasqyron gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe punën dhe rolin e Avokatit të Popullit si mekanizëm i pavarur kushtetues, në mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe palë të tjera të interesit, që do të mblidhen në këtë tryezë, do të diskutojnë rekomandimet e dala nga raporti dhe rëndësinë e zbatimit të tyre.
Fjalët hyrëse do t’i paraqesin Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Znj. Duda Balje, Kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...