Grupi i Arbëreshëve të Italisë në ditën e fundit të tyre në Kosovë kanë vizituar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ata sot përfunduan vizitën e tyre tre ditëshe në Kosovë ku u priten nga liderët e vendit dhe vizituan monumente të rëndësishme në Kosovë.
Gjatë vizitës së tyre në zyrën e presidentit, ky i fundit iu kërkoi që për nderë të 614 vjetorit të lindës së heroit kombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” të bëjnë një foto para bustit të Skënderbeut në shesh.

“Sot është 614 vjetori i lindjes së Skënderbeu. Urime ditëlindja dhe dëshiroj që së bashku të bëjmë një foto tek monumenti i Skënderbeut si kujtim,” deklaroi Thaçi gjatë pritjes që i bëri.
Kjo pritje u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, për “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”./Arbresh.info/


https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/425226728264803/?__xts__[0]=68.ARAncmG__zaAeQdvENRN_y54NN1rhkYY5YyscXCQAdGGzyV9qYmLExkVxTtgjnVKJ2MwabMHtIrFIRDU6Z8Dae56a5OkNEkOhhYIZBd9UAQBLjD8a8B42LbNBsSidrL-AlL0Ra3ULP8e4z8C-XP_00HgqQd34kXQ4Bed9d3dIDiuadMLgDTTDSSm-O3Dz0OLRNQLhBCsrMUESSVT5TzLGq1nXNNAEWOhh5VHszkAiU6UWoiJwZYHkYmhRzfsNK0nZuJKfRL_ldUwlEfPSyAsdfUHR7xZ9b_S30dlVphIcxjG-SXmh-vT1DsUfbOS8YJAupQZCjhxTJDVdT-gwSP1IDMbh3jrhs8S&__tn__=-R
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...