Martin Winterkorn ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Grupit Volkswagen.
Winterkorn ka dhënë njoftimin pas publikimit të skandalit me veturat e kompanisë në Amerikë.
Ai ka thënë se është i shokuar me ngjarjet e fundit dhe ka marrë përgjegjësinë për të gjitha problemet e shkaktuara nga grupi i tij.
“Si president pranoj përgjegjësitë për parregullsitë e gjetura në modelet dizel dhe për këtë kam vendosur të dorëzoj kërkesën për largim nga funksioni si shef i
Grupit Volkswagen. Po e bëj këtë në interes të kompanisë edhe pse nuk jam në dijeni të gabimeve në punën time”, ka thënë ai, raporton “The Guardian”.
“Volkswagenti i duhet freski. Me dorëheqjen time po e hapi rrugën për rifreskim”, ka shtuar ai.
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-...