Shpifjet e fundit vijnë nga Serbia me qëllim për të diskredituar kryetarin Ali Ahmeti dhe për të dëmtuar imazhin e BDI-së. Kështo ka reaguar përmes një komunikate partia e Ahmetit e cila është participente në qeverin e Maqedonisë.
“Shpifjet dhe konstrukcionet tendencioze të njëpasnjëshme kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetarit Ahmeti si dhe funksionerëve të tjerë të subjektit më të madh të shqiptarëve në Maqedoni që burojnë në Beograd dhe në Shkup, nuk kanë të ndalur dhe ashpërson çdo ditë e më tepër”, shkruan në komunikat duke theksuar se kjo luftë mediale bëhet që të njëlloset figura e kryetarit Ahmeti.
“Kohë më parë paralajmëruam qytetarët se në muajt në vijim do të vërshohen nga shpifje të tmerrshme dhe akuza nga më të ndryshmet me të vetmin qëllim që të dëmtojnë BDI-në, imazhin e kryetarit Ahmeti si dhe të nxisin përçarje në radhët politike të shqiptarëve”, mirëpo më tej shkruan se djemtë dhe vajzat më të mira të kombit nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare janë të radhitur në Bashkimin Demokratik për Integrim.
“Sot punojnë me po të njejtin përkushtim sikur në vitin 2001, për të avancuar të drejtat kolektive shqiptare, drejt barazisë së plotë midis komuniteteve shumicë në vend.
Shpifjet që vijnë nga Beogradi dhe frymëzohen në Shkup, por që fatkeqësisht gjejnë hapësirë edhe në disa media të pakta shqipfolëse, janë në shërbim të forcave të errëta që po nxisin të gjitha incidentet dhe fushatat kundër BDI-së, liderit Ahmeti dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet mes tjerash në komunikatën e BDI-së.
Sipas partisë së Ahmetit, edhe disa parti shqiptare e ndihmojnë këtë fushatë tendencioze kundër BDI-së.
“Kjo fushatë e koordinuar dhe e planifikuar gjatë kohë në qarqe të caktuara, për fat të keq po gjen përkrahje indirekte edhe tek disa subjekte të vogla shqiptare, të cilat me oportunizëm po vihen në shërbim të dëmtimit të organizimit politik shqiptar në Maqedoni”.
BDI është e bindur se kjo fushatë do të dështoj, andaj BDI në zgjedhjet e ardhshme do të siguroj edhe një fitore të madhe për shqiptarët.
“Fushata e pandershme e shpifjeve dhe konstruksioneve të vazhdueshme, as kësaj radhe nuk do të gjejë përkrahje tek qytetarët shqiptarë. Kjo fushatë antishqiptare, gjithnjë e më tepër po përballet me një mobilizim masovik të të gjitha strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, që do të rezultojë me një fitore plebishitare në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016.”, thuhet mes tjerash në komunikatën e BDI-së.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...