Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar 46-vjeçarin nga Kosova Sokol Maliqaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kosovari u kap nga policia duke hyrë për në Shqipëri dhe gjatë verifikimit rezultoi se kërkohej nga autoritetet zvicerane.
Interpoli i Bernit e ka shpallur në kërkim në Mars të këtij viti pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar në vitin 2003 me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Pas ndalimit në doganën e Morinës, Sokol Maliqaj do t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës, e këto të fundit më pas atyre zvicerane për të vuajtur dënimin.
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për t...
Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mu...
Olympiacos kampion i Euroligës pas 13 vitesh, mposht në fina...
Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të ambasadorit shqiptar në...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme