Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola në Superligën e Turqisë me ekipin e Rizesporit.
Muriqi po vazhdon çdo ditë e më shumë të tregohet vendimtar te skuadra e tij.
I tillë është treguar edhe sot (e shtunë) në barazimin 2-2 në udhëtim te Ankaragucu.
Sulmuesi prizrenas ka arritur të shënoj në minutat shtesë golin e barazimit dhe t’ia sigurojë një pikë ekipit të tij.
Goli i Muriqit erdhi në minutën e 92-të dhe u shënua nga pika e bardhë.
https://twitter.com/CRizesporAS/status/1124688756982861826
Me këtë gol, shtatlarti nga Kosova ka arritur në kuotën e 14 golave në këtë sezon në Turqi, ndërsa ka edhe shtatë asistime.
Forma e mirë dhe golat e shumtë kanë bërë që Muriqi të jetë shumë i kërkuar nga klube të njohura brenda Turqisë, por edhe në Itali dhe Angli.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...