Në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, është publikuar thirrja e parë për propozime projektuese. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 25 janar 2016, njoftoi sot në konferencë shtypi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.
“Në kuadër të programit 2014-2020 për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë nga gjithsej 20 milionë euro, aq sa është i tërë buxheti në dispozicion i këtij programi, me thirrjen e parë do të realizohen projekte në vlerë prej 7.240.469 euro”, tha Shabani.
Mjetet e kësaj thirrje dedikohen për projekte prej tri sferave – mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe mbështetjen për aftësimin e ndryshimeve klimaterike, parandalimin dhe menaxhimin me rreziqet, nxitjen e zhvillimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe përmirësimin e konkurrencës, mjedisit të biznesit dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Shfrytëzues potencialë të mjeteve janë komunat, qendrat për zhvillim rajonal, ndërmarrjet publike, universitetet dhe institucionet e tjera akademike dhe institucionet hulumtuese, shkollat e mesme dhe fillore, kopshtet për fëmijë, shtëpitë e kulturës, muzetë, odat ekonomike, dikasterët e biznesit, OJQ… Sqaroi se shfrytëzuesit përveç rregullave të përgjithshne duhet të vendosin bashkëpunim ndërkufitar dhe t’i përmirësojnë kushtet ekonomiko-kulturore për jetesë dhe mjedis jetësor në rajonin kufitar.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale paralajmëroi se së shpejti për të gjithë të interesuarit në Maqedoni do të ketë tri ditë informative, ndërsa në Bullgari dy.
Shabani përkujtoi se në kuadër të programit IPA 2007-2013, kanë shfrytëzuar 80 për qind të mjeteve apo janë realizuar 223 projekte me vlerë të përgjithshme prej rreth 54 milionë euro.
Maqedonia ka lidhur bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë, Greqinë, Kosovën, Shqipërinë ndërsa në vijim janë negociatat me Serbinë.
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...