Gruevski: Qeveria mendon për përmirësimin e testimit ekstern

17:38 | 23 Shtator 2015
Gita

Qeveria planifikon përmirësimin e mëtejmë të konceptit të testimit ekstern të nxënësve. Është menduar dhe është hapur mundësia për korrigjime në funksion të përmirësimit të testimit ekstern me qëllim të cilësisë më të mirë dhe realizimit të funksionit të tij, njoftoi kryeministri, Nikolla Gruevski në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve në Kuvend.

“Ajo që tani jemi duke menduar është në drejtim të dhënies së mundësisë për të dhënë provimin në vend se njëherë në vit, dy herë apo katër herë, të vendoset mundësia me më shumë çështje problematike për ta kuptuar esencën të bindemi se nxënësi jo vetëm se ka memorizuar disa çështje të caktuara por e ka kuptuar mirë esencën e materialit. Në këtë pjesë mund të vijë në shprehje edhe kreativiteti i nxënësve, që është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Gruevski.

Jemi duke menduar, shtoi, edhe për atë se nëse nxënësi në testimin ekstern vlerësohet me notë të dobët mund të japë provimin sërish dhe nëse nuk është i kënaqur me notën në testimin ekstern të ketë mundësi t’i nënshtrohet përsëri atij.

“Ka pasur edhe diskutime të caktuara në drejtim të përmirësimit të formulës për përllogaritjen e mesatares së nxënësit, ndërsa gjithashtu edhe të kontrollohet nëse për përgjigjet e pyetjeve ka disa të cilat nuk janë në tekstet shkollore duke e pasur parasysh atë që është lejuar të ketë tekste të ndryshme për një lëndë të caktuar. Përgjigjet fillestare të cilat i kam marrë janë se ekzistojnë anomali të tilla, por megjithatë i dhashë që të kontrollohet edhe një herë nëse ka situata të caktuara që të ketë pyetje, përgjigjen e së cilave e ka në ndonjë tekst shkollor, ndërsa në ndonjë tjetër nuk e ka. Nënkuptohet, nëse kemi situatë të këtillë kjo duhet korrigjuar”, tha Gruevski.

Sipas tij, është duke u menduar edhe për angazhimin e personave të jashtëm për vëzhgues pasi që prania e arsimtarëve të njëjtë të cilët i kanë dhënë notat mund të çojë drejt subjektiviteteve të caktuara. Është hapur edhe mundësia për shqyrtimin e komisionit të ankesave por edhe për çështje të tjera për të cilat, siç tha, MASH më tej do të bëjë konsultime shtesë dhe në fund e gjithë kjo përsëri do të kthehet në Qeveri për shqyrtim dhe për të marrë qëndrim dhe vendim përfundimtar dhe si duhet të përmirësohet.

Qëllimi është që të bëhet dhe krijohet situaë që të kthehen standardet më të larta, nëse është e mundur edhe më të larta nga ato që kanë qenë para fillimit të tranzicionit, dhe me këtë të ndihmohet fëmijët të kenë më shumë dituri dhe të ardhme në karrierat dhe zhvillimin e tyre jetësor” tha Gruevski .

Pasi që po shfrytëzohet koncepti i testimit ekstern, sipas Gruevskit, ka dhënë rezultate, ndërsa njëkohësisht janë përmirësuar dobësitë e vërejtura. Për përmirësimin e mëtutjeshëm me korrigjimet, për të cilat mendohet do të hapet debat i gjerë publik.

Qëllimi, sipas Gruevskit, është që nxënësit të marrin nota që i kanë merituar konform diturisë së tyre dhe në këtë mënyrë të nxiten të mësojnë nëse dëshirojnë nota më të larta. Njëkohësisht të nxiten arsimtarët të japin nota reale dhe në njëfarë mënyre t’u jepet argument kur janë nën presion ose çfarëdo qoftë urgjenca të munden lirisht të thonë “tani kemi testim ekstern dhe nëse japim notë reale kjo do të reflektohet direkt edhe në avancimin tim”.

Arsimi i keq, sipas Gruevskit është humbje kohe, zhgënjim dhe problem me të ardhmen. Qeveria është qasur drejt zbatimit të vlerësimit ekstern me qëllim që të tejkalohen gjendjet me notat joreale, problem që daton nga koha e tranzicionit.

“Prindërit kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij problemi, disa nuk ishin të kënaqur që fëmijët kalojnë përmes një shkalle të këtillë të arsimit, ndërsa megjithatë kishte grup të prindërve dhe akoma ka të cilët shkojnë në drejtim të punës më të vogël dhe do të donin që fëmija i tyre të jetë i lumtur për një kohë të shkurtër”, tha Gruevski.

Ai theksoi se të gjithë arsimtarët, të cilët me koshiencë, përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale do ta kryejnë funksionin nuk do të kenë kurrfarë pengese në zhvillimin e tyre të karrierës, ndërsa mes të tjerash edhe përmes vlerësimit real të njohurisë së fëmijëve.

Në lidhje me atë se fëmijët me testimin ekstern përjetojnë stres, Gruevski tregoi se testimet në shkollat fillore dhe të mesme janë diçka që është tërësisht normale në të gjitha shtetet e zhvilluara. Ai përkujtoi se kohë më parë në një fjalim të tij e tregoi një bisedë me mikun e tij, i cili shkollën fillore e ka mbaruar në Maqedoni në klasë në të cilën prej 25 fëmijëve, 23 kanë pasur të gjitha notat pesa, ndërsa më vonë është regjistruar në Francë në shkollë të mesme ku i është nënshtruar testimit të vazhdueshëm dhe është shokuar, dhe ky, nënvizoi Gruevski është stres.

“Ky mund të jetë stres kur duke ardhur nga sistemi në të cilin rrallë ndodhin testime, në një sistem në të cilin ekspozohesh në diçka që është tërësisht normale në botë, që është dituria të kontrollohet përmes testimit. Do të kisha thënë se stresi më i madh që do të përjetojnë fëmijët me sistemin e tillë që e kemi pasur deri tani para sjelljes të testimit ekstern, është kur të dalin në tregun e punës dhe të përballen me mosditurinë e tyre, kur të paraqiten në intervista në kompanitë e huaja dhe ato vendore, kur t’ju jepen atje teste që ta kontrollojnë diturinë e tyre, do të pyeten në intervistë për çështjet bazë në të cilat nuk kanë përgjigje, atëherë është stresi më i madh në jetë. Dilni para punëdhënësve dhe keni problem i cili nuk është i thjeshtë dhe që nuk mund të zgjidhet gjatë natës, i cili është kohë e humbur, vite dhe e ardhme e vështirë më tej, dhe u refuzojnë në një vend, në një tjetër, në 10-të, dhe vijojnë dëshpërimet, depresionet, problemet familjare, problemet me të ardhmen në çdo pikëpamje të fjalës”, sqaroi kryeministri.

Sipas tij, është shumë më mirë kur është koha atëherë nxënësit të fitojnë dituri dhe t’i mësojnë punët adekuate në moshën e tyre. Të mos akumulohet mosdituria dhe mosmësimi i cili, potencoi Gruevski, do të vijë deri në dukje kur të vijnë në tregun e punës dhe do të kërkojnë punë.

Atë që ne e shpallim, potencon kryeministri, është në çdo shtet, çdo nxënës të ketë notë, aq sa ka dituri, çdo nxënës të jetë i motivuar të mësojë sepse ai nuk mëson për tjetrin, por për veten. Kjo, dërgoi porosi, duhet të jetë puna e parë që prindërit t’ua transmetojnë fëmijëve.

“Dituria e tyre është pasuria e tyre, me të cilën në të ardhmen do të munden të përparojnë. Maqedonia është shtet i vogël i cili nuk ka shumë resurse siç janë burimet e naftës, gazit, minierat e mëdha, mijëra kilometra plazhe etj. Mudësia e popullit tonë, kombit tonë është të përparojë përmes diturive, përmes këmbimit të kreativitetit, inovacioneve dhe frymës sipërmarrëse në çdo fushë. Pa diturinë e nevojshme kjo është e pamundur. Gjithçka që bëjmë, e bëjmë me qëllim të mirë, t’ju ndihmojmë gjeneratave të ardhshme, të jenë më të fuqishëm, të kenë njohuri më të mëdha dhe të jenë më të suksesshëm nga gjeneratat e mëparshme, është porosia që e dërgoi nga seanca e sotme kuvendore kryeministri Gruevski në raport të çështjes për testimin ekstern të nxënësve./Mia

Shpërndaje në rrjete sociale