Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Fortuna”, të cilin e solli në muajin mars.
Këngët e shumë pëlqyera nga publiku kanë marrë tashmë miliona klikime në YouTube, gjersa së fundmi këngëtarja ka nisur angazhimin edhe në koncerte, transmeton telegrafi.
Tuna vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.
E veshur në ngjyrën rozë dhe me flokët e saj të gjata prej biondeje, Tuna arriti që edhe njëherë të rrëmbejë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.
Këto fotografi, ajo ia ka besuar fotografit Norik Uka, gjersa kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
https://www.instagram.com/p/BxAOKkfn9TP/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...