Policia e Kosovës ka njoftuar për protestën dhe bllokimin e rrugës që është bërë sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë.
Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona, banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte duke bllokuar rrugën.
Policia kanë njoftuar se në lokacionin e lartpërmendur kanë dalë zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.
“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.
Deri tani nga mediat është raportuar se nga protesta janë lënduar 20 persona.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...