Njëri prej tyre është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, madje ai është duke luftuar me jetë ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe më pas, janë liruar për në shtëpi, shkruan Insajderi.com
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është prononcuar për rastin në fjalë.
Ahmeti ka thënë se ky është një lajm i keq për Prishtinën por që komuna e Prishtinës nuk i kontrollon as nxënësit e as prindërit që vijnë në shkollë sepse nuk presin që prindi të shkojë dhe të sulmojë mësuesen me thikë
“As me ligj nuk e kemi të lejuar që t’i kontrollojmë nxënësit kur hynë në shkollë. Megjithatë, unë mendoj se duhet të shtojmë përgjegjësinë e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve” – ka shtuar Ahmeti.
Ai ka potencuar se komuna e ka tashmë strategjinë për sigurinë në shkolla por megjithatë, duhet të ketë takime edhe më serioze me drejtorët e shkollave.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026