Pacolli: Presidentin nuk e kam dëgjuar t’i ketë bërë presion Haradinajt

12:42 | 2 Maj 2019
M. A.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka raportuar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në këtë mbledhje Pacolli ka folur për takimin e Samitit të Berlinit për të cilin tha se është thenë se duhet të ketë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndersa ka treguar edhe për presionin ndaj Kryeministri Haradinaj për heqje të takses.

” E di që ju intereson fjalimi i Presidentit. Ai ka qenë kritik ndaj BE-së për çështjen e vizave. Presidenti ka potencuar se vënia e taksës ka qenë e drejt dhe se ajo do të qëndroj deri sa Serbia të ulet në tavolinë dhe të pajtohet. Çdo informatë tjetër për fjalimin e Presidentit është spekulim. Pastaj ka pasur fjalimi i Kryeministrit Haradinaj më të njëjtin ton. S’ka pas shumë diferenca në fjalime. Çdo tentim të shtrembërohet fjalimet e tyre janë të pa baza”, tha Pacolli.

“E në pauzë në koktellin e organizuar ka filluar presioni nga të gjithë për Kryeministrin Haradinaj se duhet të hiqet taksa. Të gjithë kanë kërkuar që të pezullohet taksa. Një pezullim për 2 javë të taksës e ka kërkuar edhe Ambasadori Amerikan. Pastaj ka qenë propozimi i Presidentit Mecron më të njëjtën retori për vazhdimin e dialogut. Pastaj në raundin i dytë të  mbledhjes është fol vetëm për Kosovën”.

“Kryeministri Haradinaj s’ka qenë dakord për kërkesën për pezullim të taksës  por kemi qenë dakord për një datë tjetër në Paris. Në këtë mbledhje do të jenë edhe bashkryesuesit e ekipit negociator”.

 

“Nuk kom dëgju ndonjë presion që ju është bë nga ana e Presidentit Thaçi karshi Kryeministrit Haradinaj për heqje të taksës. Ndoshta ka mundur të ndodh prapa perdeve por unë nuk e kom dëgju asnjë here një kërkesë të tillë. E kundërta Presidenti ka qenë decidiv që taksa të mbetet deri sa dialogu të shkon në rrugë të drejtë”, përfundoj Pacolli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale