Kushdo që jeton nëpër ndërtesa i ka rënë të shoh para hyrjeve kolektive, derës së banesës, por edhe tek veturat e tyre fletushka të ndryshme të kompanive që reklamojnë produktet e tyre.
Por këto bizneset nga sot duhet të kenë kujdes se nëse veprojnë njëjtë do të gjobiten me të holla.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera.
Çdo kompani që do të vazhdojë të shpërndaj fletushka do të gjobitet me nga 90 euro.
“Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, tha Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka deklaruar se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së ambientit.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr