Në kryeqytetin gjerman sot mbahet Konferenca e kryeministrave të vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në qendër të Konferencës do të jetë bashkëpunimi rajonal por me theks të veçantë raporti mes Kosovës dhe Serbisë.
Zaev drejton delegacionin vendas të përbërë edhe nga zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Takimet në Berlin konsiderohen si të rëndësishme, tani kur Shkupi shpreson në vendim pozitiv në qershor, për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim.
VIZRT – Nga Qeveria, pas takimit me Merkelin
Bashkërisht u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv në Ballkan dhe se ky sukses është inkurajues për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Konferencën për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Zaev në takim theksoi se bashkëpunimi, miqësia dhe reformat të cilat i zbaton vendi janë argument serioz për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillim të bisedimeve gjatë verës./alsatm/
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën