Rreth 90 për qind e rrugëve të fshatrave të Pollogut janë pa emra dhe pa numra. Gjitha rrugët dhe numrat e shtëpive janë të regjistruar me numrin 101. Përveç mungesës së numrave dhe emrave, problem tjetër në fshatrat e Pollogut, është edhe mungesa e sinjalistikës. Situata e tillë më së tepërmi iu sjell telashe postierëve, të cilët, shkaku i mungesës së adresave, shpesh letrat i grumbullojnë në një lokal.
Kemi problem me mos përcaktimin e rrugëve. Çdo fshat ka rrugën numër 101 pa numër pra kjo është një rrugë standarde që na krijon probleme neve”.- theksoi Murtezan Iljazi, drejtor i Postës së Tetovës
Komunat rurale, mos emërtimin e rrugëve e arsyetojnë më koston e lartë dhe pengesat nga regjistri Qendror.
Ne si komunë dorëzuam në Regjistrin Qendror të Maqedonisë në vitin 2015, por nga atëherë na u refuzua shkaku se edhe me ligj nuk ishte e rregulluar se si duhet të duket kjo”.- tha Gani Fetai, Komuna e Zhelinës.
Për fat të keq, shkaku i mungesës së fondeve këtë punë nuk mund ta realizojmë. Kemi kërkesë prej Qeverisë se duhet të bëhet por do e përpilojmë projektin për shkurt dhe do aplikojmë në Qeveri dhe Ministritë që të shohim se çfarë mund të na ndihmojnë për këtë punë. Kemi probleme se shumë letra na kthehen që janë me emër mbiemër sepse nuk dihet ku jeton në cilën rrugë”.- u shpreh Darko Bllazhevski. Kryetar i komunës së Jegunocit
Banorët ankohen se shpesh shkaku i mungesës së numrave dhe emrave të rrugëve, vonohen me pagesat e faturave që nga postierët, lihen në kafenetë e fshatit, apo furrat e bukës./alsatm/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...