Granit Xhaka ka pranuar se Arsenal e ka të vështirë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Granit Xhaka është i brengosur për formën e dobët të Arsenalit në ndeshjet e fundit në Premierligë.
Mesfushori kosovar ka pranuar se skuadra e ka mjaft të vështirë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve nga pozita e katërt në elitën e futbollit anglez, transmeton lajmi.net.
I pyetur se cilat janë shanset që Arsenali të kualifikohet në Ligën e Kampionëve me dy ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar, kosovari i Kombëtares së Zvicrës, Xhaka, tha: “Ky nuk është momenti i duhur për të menduar për top katërshe”.
“Ne patëm tri mundësi të mëdha. Nisi me Crystal Palace, pastaj të mërkurën kundër Wolves dhe mbaroi sot”, shtoi ai.
“Nëse nuk i merr pikë nga dy ndeshje në udhëtim dhe tri pikë nga një ndeshje në shtëpi, atëherë nuk mund të flasësh për top katërshe”, theksoi Xhaka.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...