Denver Nuggets e ka bërë një gabim skandaloz duke e bërë Kosovën pjesë të Serbisë përmes një fanelle të basketbollit Nikola Jokic
Klubi amerikan i basketbollit, Denver Nuggets e ka bërë një gabim skandaloz në një postim të tij në rrjetin social, Twitter, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, klubi nga NBA në grupin e tij zyrtar e ka postuar një fotografi të basketbollistit të tij, Nikola Jokic, i cili shfaqet me një fanellë, ku shkruan anglisht: “Rrini të qetë, ne e kemi Nikola Jokicin”.
Por, ajo që bie në sy është harta që gjendet në fanellë, ku shfaqet Serbia së bashku me Kosovën.
Denveri u kualifikua në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore dhe ndërkohë e postoi fotografinë e basketbollistit serb, i cili është lindur në Madrid të Spanjës.
Mediat serbe janë “shkrirë” nga ky postim, duke e falënderuar klubin amerikan për mbështetjen në këtë rast.
Kthehemi në realitet: Kosova u çlirua përfundimisht në vitin 1999 dhe e shpalli Pavarësinë e saj në vitin 2008

Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare