Moska synon të lehtësojë marrjen e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit, deklaroi sot në Pekin presidenti Vladimir Putin.
“Ne mendojmë t’i japim shtetësinë në mënyrë të thjeshtësuar për të gjithë qytetarët ukrainas, jo vetëm për banorët në republikat e Luganskut dhe Donjeckut”, theksoi Putin për median, duke iu referuar republikave separatiste në lindje të Ukrainës që nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.
Rusia kishte njoftuar të mërkurën se kishte thjeshtësuar dhënien e kombësisë ruse për banorët e rajoneve separatiste ukrainase, një masë e kritikuar nga Kievi dhe shumë vende perëndimore që e shohin këtë si cënim të sovranitetit të Ukrainës./atsh
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit