Një rast tentim grabitjeje me armë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës në rrugën “Muslim Mulliqi”, saktësisht në institucionin financiar “RIA”.
Duke e parë që ky institucion financiar gjendët afër Qendrës Komunale për Regjistrimin Civil, i dyshuari është vërejtur nga një person nga qendra dhe e ka njoftuar menjëherë policinë.
Më poshtë e keni raportin e policisë rreth kësaj grabitje:
Me datë 26.04.2019 në ora 14:55, Policia në Gjakovë ka marr informacion për një rast tentim grabitje në rrugën ,,Muslim Mulliqi” saktësisht në filialin ,,Ria” Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash.
Meqenëse ky filial gjendet në afërsi të qendrës komunale të regjistrimit civil, i dyshuari është vërejtur dhe një person nga kjo qendër ka njoftuar menjëherë policinë. Patrullat policore në terren i janë përgjigjur rastit dhe nga punëtorët e filialit kanë kuptuar se një person i gjinisë mashkullore i moshës përafërsisht 30 vjeqar, nën kërcënimin e armës kishte hyrë në filiale dhe kishte kërkuar para.
I dyshuari është larguar nga vendin ngjarjes pa arritur të grabis para apo gjësende tjera. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet operativo hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...