Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i është bashkuar fushatës “Mbill një Pemë”, me ç’rast ka mbjellur një pemë në oborrin e Prokurorisë së Shtetit në kujtim të të gjitha viktimave të krimit në Kosovë.
Kryeprokurori Lumezi është shprehur se nominimi për këtë sfidë nga znj. Vasfije Krasniqi – Goodman, përbënë nder, njëkohësisht edhe një detyrimin qytetarë që duhet të na vetëdijesoj të kujdesimi më shumë për ambientin në të cilin jetojmë.
“Me kënaqësi kam pranuar këtë sfidë nga znj. Krasniqi – Goodman e cila personifikon shembullin me të mirë të një heroine. Këtë pemë të mbjellur ia dedikoj të gjitha viktimave që kanë pësuar nga të gjitha format e krimit në periudha të ndryshme në Kosovë. Po ashtu, si qytetarë duhet të kujdesimi më shumë për ambientin që na rrethon, në mënyrë që të kemi një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pasur”, ka thënë Kryeprokurori i Shtetit.
Të nominuarit për këtë sfidë nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi janë: Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci. /Lajmi.net
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...