
French President Emmanuel Macron looks on during a joint press conference with Jordan's King Abdullah II following a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 19, 2017. / AFP PHOTO / POOL / GONZALO FUENTES (Photo credit should read GONZALO FUENTES/AFP/Getty Images)
Emmanuel Macron përshëndeti kërkesat e drejta të ngritura nga lëvizja e jelekverdhëve shqetësimet e të cilëve i ka dëgjuar. Por, presidenti francez paralajmëroi se do të vazhdojë reformat e tij, sot në hapje të fjalimit të tij para medias.
Gati gjashtë muaj nga fillimi i lëvizjes së protestave që çdo të shtunë mbushin rrugët e qyteteve të mëdha që prej mesit të nëntorit, fjalimi i presidentit mendohet ta shuajë këtë kundërshtim.
“Ndjesi dëbimi, braktisjeje, mungesë konsiderate, largim nga shoqëria”, u shpreh Macron duke iu referuar plagëve të thella të vendit që u përkthyen me lëvizjen e jelekverdhëve, megjithatë presidenti francez shprehu besim edhe tek elita.
“Por transformimet e domosdoshme që duhet të bëhen në vendin tonë nuk duhet të ndalohen, sepse ato përkojnë thellësisht me aspiratat e qytetarëve tanë”, theksoi ai.
Sipas presidentit francez, “drejtimet e marra gjatë dy viteve të tij të para në shumë drejtime kanë qenë të drejta, ndonëse nuk kanë qenë mjaftueshëm të shpejta”.
Shefi i shtetit France, mbajti para gjithë medias franceze dhe botërore, të mbledhur për herë të par që prej fillimit të mandatit të tij në sallën e festave në pallatin presidencial Elize, një fjalim të gjatë në lidhje me problematikat e ndryshme të vendit dhe arritjet e presidencës së tij. /atsh/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...